Leipzigu që është në ecuri të mirë të rezultateve ka shënuar tjetër fitore në Bundesligë.
Skuadra e njohur gjermane të shtunën fitoi 3:1 përballë Stuttgartit, në kuadër të xhiros së nëntë të Bundesligës.
Dueli ishte i vështirë marrë për bazë renditjen e ekipeve, por Leipzigu nuk pati telashe.
Jeff Chabot shëoi autogol në minutën e 45-të për 1:0, ndërsa Yan Dimonade e dyfishoi rezultatin në minutën e 53-të.
Stuttgarti golin e vetëm e realizoi në minutën e 65-të me Tiago Tomasin.
Romulo Cardoso e vulosi fitoren e Leipzigut me golin e minutës së parë të kohës shtesë.
Leipzigu ka nëntë ndeshje pa humbje. Ka tetë fitore e një barazim.
Humbjen e vetme të këtij edicioni në elitën gjermane, Leipzigu e pësoi nga Bayern Munichu në xhiron e parë, 6:0.
Leipzigu i dyti ka 22 pikë, ndërsa Stuttgarti pas nëntë ndeshjeve ka 18 pikë.