Sulmuesi i ekipit U18 te Tottenhamit, Leon Myrtaj, ka vendosur të largohet nga Shqipëria U17 për të luajtur për Hungarinë U18. Ftesën e Hungarisë për Myrtajn e ka bërë të ditur Tottenhami.
“Për më tepër, sulmuesi i krahut ekipit U18, Leon Myrtaj, i bashkohet ekipit U19 të Hungarisë për herë të parë, pasi më parë kishte përfaqësuar Shqipërinë deri në grupmoshën e 17 vjeçarëve”, shkruan në njoftimin e Tottenhamit.
Myrtaj ka luajtur shtatë ndeshje për Shqipërinë U17.