Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore të madhe por edhe të vështirë ndaj Interit.
Të martën mbrëma kampioni gjerman fitoi 1:0 ndaj Interit në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSfida u vendos vetëm në minutën e 90-të, kur Nordi Mukiele shënoi për 1:0. Ai realizoi me goditje nga zona.
VIDEO:
🚨🇪🇺 GOAL | Bayer Leverkusen 1-0 Inter | Nordi Mukiele
NORDI MUKIELE HAS GIVEN BAYER LEVERKUSEN THE LEAD IN THE 90TH MINUTE !!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/XREVDy1shs
Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Bayer Leverkuseni. Kristjan Asllani luajti prej minutës së 66-të për Interin.
Me fitore, Leverkuseni doli në vendin e dytë të Championsit me 13 pikë, sa i kanë edhe Aston Villa, Interi e Bresti. Interi ka rënë në pozitën e katërt.
Por të dy skuadrat ende janë në pozitë shumë të mirë për t’u kualifikuar direkt në një të tetën e finales. Për Interin ishte humbja e parë.