Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore me përmbysje të rezultatit, 3:1, ndaj RB Leipzigut.
Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma i takoi xhiros së 15-të të Bundesligës gjermane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXaver Schlager e kaloi në epërsi Leipzigun në minutën e 35-të. Leverkuseni reagoi shpejtë duke i barazuar shifrat pesë minutë më pas. Për 1:1 realizoi Martin Terrier.
Golin e epërsisë për 2:1 e realizoi Patrik Schick në minutën e 44-t.
Realizatori i golit të fundit ishte 18-vjeçari Montrell Culbreath në minutën e 97-të.
Leverkuseni ka 29 pikë dhe e zë vendin e tretë. Leipzigu me pikë të njëjta renditet një pozitë më poshtë.
Borussia Dortmundi është në vendin e dytë me 32 pikë. Lider është Bayern Muncheni.