Robert Lewandowski mund të largohet nga gjiganti spanjoll, Barcelona, në fund të edicionit.
Gazetari polak, Mateusz Swiecicki, ka raportuar të premten se Lewandowski mund të transferohet te klubi tjetër i madh në Spanjë, Atletico Madridi.
“Milani është një mundësi, por ekziston edhe mundësia që Lewandowski të luajë një edicion tek Atletico Madrid. Ai mund të ketë sukses atje, ngjashëm me David Villan ose Luis Suarezin”, ka thënë Swiecicki.
37-vjeçarit Lewandowski kontrata me Barçën i skadon verën e vitit të ardhshëm.
Barça ka mundësinë që t’ia vazhdojë kontratën edhe për një vit sulmuesit me shumë përvojë. Por kjo nuk pritet të ndodhë.
Ditë më parë u raportua se drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka nisur negociatat për transferimin e mundshëm të ish-sulmuesit të Bayern Munchenit.
Lewa është prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.