Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, do t’i mungojë Përfaqësueses së Polonisë në ndeshjet e muajit qershor. Për shkak të edicionit të ngarkuar me Barçën, Lewandowskit i duhet të pushojë. Lewa deklaroi se këtë vendim e mori së bashku me selektorin e Polonisë, Michal Probierz.
Polonia më 6 qershor do të luajë ndeshje miqësore me Moldavinë, kurse katër ditë më pas takohet me Finlandën në kualifikime për Kupën e Botës që mbahet në vitin 2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Unë dhe selektori kemi vendosur bashkërisht që nuk do të marr pjesë në kampin stërvitor të ekipit kombëtar polak në qershor. Të luaj me Poloninë ka qenë gjithmonë një ëndërr e bërë realitet për mua, por ndonjëherë trupi të jep një sinjal se ka nevojë për pushim. I mbështes lojtarët me gjithë zemër dhe besoj se kemi momente të bukura dhe shumë qëllime për të arritur”, ka shkruar Lewandowski të hënën në rrjetet sociale.
36-vjeçari Lewandowski në edicionin 2024/25, në 52 ndeshjet e zhvilluara ka kontribuar me 42 gola dhe tri asistime.