Chelsea e ka fituar ndeshjen kryesore të mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës, londinezët fituan në “Stamford Bridge” ndaj Barcelonës me rezultatin 3:0.
Jules Kounde i Barcelonës shënoi autogol në minutën e 27-të për epërsinë 1:0 të Chelseat. Për ekipin anglez gjërat u bënë më të lehta në fund të pjesës së parë, kur Ronald Araujo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Estevao shënoi gol të bukur në minutën e 55-të për 2:0, ndërsa rezervisti Liam Delap shënoi golin e tretë në minutën e 73-të.
Chelsea e shënoi fitoren e tretë në Champions dhe me 10 pikë mban pozitën e katërt. Barcelona e pësoi humbjen e dytë. I ka edhe dy fitore e një barazim.
Me shtatë pikë renditet në vendin e 15-të.
Chelsea e shënon golin e tretë ndaj Barcelonës
Chelsea po e shkatërron Barcelonën në Champions.
Tashmë skuadra londineze po udhëheq 3:0.
Golin e tretë e shënoi Liam Delap në minutën e 73-të.
Estevao shënoi për 2:0 në minutën e 55-të, ndërsa goli i parë ishte autogol. Jules Kounde realizoi në portën e tij.