Në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri” festuan të gjithë. Por, në fushë festa i takoi kampiones së Kosovës në futboll, Dritës së Gjilanit.
Drita e Gjilanit fitoi derbin e skuadrave shqiptare me rezultat minimal 1:0 ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Vendosi goli i shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi i Dritës, Arb Manaj. Manaj shënoi në minutën e 20-të. Topi nuk u largua mirë nga zona dhe sulmuesi shtatlartë i Dritës përfitoi duke shënuar me goditje të lehtë nga zona.
Ndeshja në natën para festës më të madhe të shqiptarëve, 28 Nëntorit, e zhvilluar të enjten mbrëma ndërmjet dy skuadrave shqiptare të futbollit i takoi xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Ishte hera e parë që dy prej skuadrave më të rëndësishme shqiptare përballen kundër njëra-tjetrës në garat evropiane të UEFA-s.
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka thënë se ndeshja ndaj Shkëndijës së Tetovës ishte e veçantë. Ai përgëzoi “Intelektualët” dhe “Ballistët” për atmosferën e krijuar në tribuna. Por ai ka theksuar se për Dritën primare në fushë ishin pikët e plota.
“Ishte një ndeshje e veçantë me shumë emocion dhe presion, pasi për herë të parë takohen dy ekipe shqiptare në grupe. Ua uroj futbollistëve fitoren. Ishte luftë sportive në fushë nga të dyja ekipet. Brenda nuk pati spektakël, pasi tri pikët ishin primare për ne. Spektakli dhe festa ishte në tribuna, ku dy tifozëritë kanë bërë spektakël. Ne duhet të shohim për ndeshjen e radhës në Superligë”, ka thënë Ramadani.
Ai ka theksuar se dëshira e tij është që Shkëndija të arrijë kalimin tutje në Ligën e Konferencës.
“Respekt për ekipin e Shkëndijës, ka bërë revolucion në Maqedoninë e Veriut. Por ne ku punojmë mundohemi ta bëjmë maksimumin. Kam dëshirë që Shkëndija të fitojë, të do të jemi tifozë të tyre dhe do të ishte kënaqësi që të ishim dy skuadrat tutje”, ka theksuar ai.
Ramadani ka besim se Drita mund ta mbyllë fazën e ligës pa asnjë humbje.
“Ne duhet të luajmë për të shënuar gol dhe nëse shënojmë mund të arrijmë pikët e plota. Më gëzon që nuk kemi pësuar gol në ndeshjet e fundit në Evropë. Kam besim se mund ta përfundojmë grupin pa humbje”, ka thënë Ramadani.
Në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku të pranishëm ishin rreth 8000 mijë shikues, kishte atmosferë festive. Për atmosferën festive e të veçantë u përkujdesën “Intelektualët” e Dritës dhe “Ballistët” e Shkëndijës.
Nuk munguan mesazhet me motive kombëtare nga të dyja tifozëritë. Por, në fushë u zhvillua betejë sportive nga lojtarët e Dritës dhe Shkëndijës.
Krahas golit të shënuar nga Manaj, kishte raste të mira shënimi si nga lojtarët e Dritës ashtu edhe Shkëndijës.
Në minutën e 56-të, futbollisti i tetovarëve, Liridon Latifi, qëlloi traversën nga gjuajtja e lirë. E fortë ishte edhe gjuajtja e Besart Ibraimit, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë. Por në fund, ndeshja përfundoi me rezultat 1:0, falë golit të Manajt. Për Shkëndijën luajti edhe ish-mesfushori i Dritës, Endrit Krasniqi.
Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, i gëzohet golit që vendosi ndeshjen.
“Ka qenë e vështirë, sepse po kthehem pas një muaji. I kam zhvilluar tri stërvitje para ndeshjes. Ishte e vështirë, por nuk kam mundur ta imagjinoja një skenar të tillë që me golin tim të fitojmë ndeshjen. Ndeshja ishte e vështirë përballë Shkëndijës. Këtë fitore ia dedikoj stafit mjekësor. E përjetova mirë këtë gol, pasi dihet që nesër është festa më e madhe e shqiptarëve, 28 Nëntori”, ka thënë Manaj.
Ai ka theksuar se ka dhënë maksimumin ndaj Shkëndijës.
“Pasi përfundoi pjesa e parë, i thashë trajnerit që edhe 10 minuta maksimumi mund të luaj, sepse kam qenë disa muaj jashtë fushës. Ishte maksimumi që mund të bëja. Në katër ndeshjet e para dy fitore, dy barazime, është arritje e madhe. Nuk kemi mundur të imagjinonim kështu. Me ndihmën e ‘Intelektualëve’ në ndeshjen ndaj AZ Alkmaarit do të luajmë për fitore”, ka theksuar Manaj.
Drita me dy fitore e dy barazime ka bërë hap të madh drejt kalimit direkt në një të tetën e finales. Është ngritur në vendin e tetë me tetë pikë. Drita kishte fituar edhe kundër Shelbournet në Dublin të Irlandës.
Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, mbetet me katër pikë.
Drita e luan në Prishtinë ndeshjen e parafundit. Do ta presë ekipin holandez Az Alkmaar. Kjo ndeshje luhet më 11 dhjetor. Më 18 dhjetor Drita luan në udhëtim ndeshjen e fundit. Do të përballet me klubin spanjoll, Rayo Vallecano.
Shkëndija e luan kundër Slovan Bratislavës në Shkup ndeshjen e parafundit, kurse të fundit në udhëtim ndaj AEK Larancas.
Trajneri i Shkëndijës uron Dritën për fitoren
Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Jeton Beqiri, ka uruar dritën për fitoren e arritur.
Por ai ka theksuar se Shkëndija dominoi ndeshjen ndaj kampiones së Kosovës në futboll.
“E uroj Dritën për fitoren. Ishim dominues thuajse gjatë 90 minuta, por në këto nivele të garave evropiane në momentin që pranohet goli që pranuam ne, pra një gol shumë i lehtë, nuk mund të shpresosh për rezultat pozitiv. Pavarësisht se kishim kohë për të reaguar, krijuam disa raste, dominuam në fushë, por ishim pa fat në momente të veçanta. Drita menaxhoi ndeshjen dhe mori pikët e plota”, ka thënë Beqiri në konferencën për media pas ndeshjes.
Manaj: Nuk mund ta imagjinoja një skenar të tillë
Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj, ka thënë se nuk do të mund ta imagjinonte një fund më të mirë në përballjen kundër Shkëndijës. Ai i gëzohet golit që vendosi ndeshjen. Me golin e shtatlartit, Drita, fitoi 1:0 ndaj Shkëndijës, në ndeshjen festive e të veçantë. “Ka qenë e vështirë, sepse po kthehem pas një muaji. I kam zhvilluar ri stërvitje para ndeshjes. Ishte e vështirë, por nuk kam mund ta imagjinoj një skenar të tillë që me golin tim të fitojmë ndeshjen. Ndeshja ishte e vështirë përballë Shkëndijës. Këtë fitore ia dedikoj stafit mjekësor. E përjetova mirë këtë gol, pasi dihet që nesër është festa më e madhe e shqitparëve, 28 Nëntori”, ka thënë Manaj.
Ai ka theksuar se ka dhënë maksimumin ndaj Shkëndijës.
“Pasi përfundoi pjesa e parë, i thashë trajnerit që edhe 10 minuta maksimumi mund të luaj, sepse kam qenë disa muaj jashtë fushës. Ishte maksimumi që mund të bëja. Në katër ndeshjet e para dy fitore dy barazime, është arritje e madhe. Nuk kemi mundur të imagjinonim kështu. Me ndihmën e ‘Intelektualëve’ në ndeshjen ndaj AZ Alkmaarit do të luajmë për fitore”, ka theksuar Manaj.
Ramadani: Ndeshje e veçantë, por primare ishin pikët për ne
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ka thënë se ndeshja ndaj Shkëndijës së Tetovës ishte e veçantë. Ai përgëzoi “Intelektualët” dhe “Ballistët” për atmosferën e krijuar në tribuna. Por ai ka theksuar se për Dritën primare në fushë ishin pikët e plota. “Ishte një ndeshje e veçantë me shumë emocion dhe presion, pasi për herë të parë takohen dy ekipe shqiptare në grupe. I uroj futbollistëve fitoren. Ishte luftë sportive në fushë nga të dyja ekipet. Brenda nuk pati spektakël, pasi tre pikët ishin primare për ne. Spektakli dhe festa ishte në tribuna, ku dy tifozëritë kanë bërë spektakël. Ne duhet të shohim për ndeshjen e radhës në Superligë”, ka thënë Ramadani.
Ai ka theksuar se dëshira e tij është që Shkëndija të arrij kalimin tutje në Ligën e Konferencës.
“Respekt për ekipin e Shkëndijës, ka bërë revolucion në Maqedoninë e Veriut. Por ne ku punojmë mundohemi ta bëjmë maksimumin. Kam dëshirë që Shkëndija të fitoj, të do të jemi tifoz të tyre dhe do të ishte kënaqësi që të ishim dy skuadrat tutje”, ka theksuar ai.
Ramadani ka besim se Drita mund ta mbyllë fazën e ligës pa asnjë humbje.
“Ne duhet të luajmë për të shënuar gol, dhe nëse shënojmë mund të arrijmë pikët e plota. Më gëzon që nuk kemi pësuar gol në ndeshjet e fundit në Evropë. Kam besim se mund ta përfundojmë grupin pa humbje”, ka thënë Ramadani.
3 pikë, +400 mijë euro për Dritën
Në mbi 4 milionë ka mbërritur shuma që ka fituar kampioni i Kosovës, Drita, deri tash në Ligën e Konferencës.
Pas fitores ndaj Shkëndijës 1:0 të enjten në Prishtinë, “Intelektualët” janë pasuruar edhe me 400 mijë euro.
Paraprakisht Drita kishte arritur në 666 mijë euro të fituara nga një fitore dhe dy barazime më herët. Tani me fitoren e dytë vetëm ndeshjet ia kanë siguruar mbi 1 milion euro. Një barazim kalkulohet me 133 mijë euro, e fitorja me 400 mijë.
E vetëm paraqitja në Ligën e Konferencës ia kishte garantuar 3.170 milionë euro.
Pas ndeshjes me Shkëndijën, Drita ka gjasa të sigurojë edhe më shumë të hyra financiare. Do të luajë edhe me Alkmarin e Rayo Vallecanon.
E gjasat janë rritur dukshëm për kualifikim edhe në fazë më të avancuar.
Ajo është e 8-ta në tabelën me 36 ekipe në këtë garë. Tetë pozitat e para shkojnë direkt në fazën e ardhshme, e ekipet e renditura nga pozita e 9 deri në 24 do të luajnë mes vete për t’u përballur në fazën e mëvonshme me tetë të parat.
Latifi qëllon traversën
Futbollisti i Shkëndijes Liridon Latifi ka qëlluar traversën nga gjuajtja e lirë në minutën e 56-të të ndeshjes ndaj Dritës.
Rezultati mbetet 1:0 në të mirë të Dritës.
Goli nga Arb Manaj vendos pjesën e parë
Pati raste për shënim nga të dyja skuadrat në ndeshjen Drita – Shkëndija e Tetovës që i takon xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Por, 45 minutat e para të duelit që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” i ka vendosur goli i shënuar nga Arb Manaj.
Manaj shënoi në minutën e 20-të. Topi nuk u largua mirë nga zona dhe sulmuesi shtatlartë i Dritës përfitoi duke shënuar me goditje të lehtë nga zona.
Atmosfera në stadiumin “Fadil Vokrri” ka qenë e zjarrtë.
Këtë e kanë bërë të mundur “Intelektualët” e Dritës dhe “Ballistët” e Shkëndijës.
Me fitore, Drita thuajse e siguron avancimin në fazën nokaut. Shkëndija do të bënte hap të madh drejt fazës nokaut po ashtu, në rast të fitores.
Manaj kalon Dritën në epërsi
Arb Manaj e ka kaluar Dritën në epërsi në ndeshjen ndaj Shkëndijës së Tetovës.
Sulmuesi shtatlartë përfitoi nga largimi jo i mirë i topit në zonë.
Ai goditi me lehtësi dhe shënoi për 1:0 në minutën e 20-të.
Goli i Manajt
Dhjetë minuta lojë, pa gola në ndeshjen Drita – Shkëndija
Kanë kaluar dhjetë minuta lojë në “Fadil Vokrri” ndërsa Drita dhe Shkëndija po luajnë në kuadër të xhiros së katër të Ligës së Konferencës.
Rezultati është 0:0.
Formacionet zyrtare të ndeshjes Drita – Shkëndija
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Drita – Shkëndija, që i takon xhiros së katërt të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Drita do të luajë në portë me Faton Malokun.
Besnik Krasniqi, Egzon Bejtulai, Jorgo Pëllumbi dhe Raddy Ovouka janë në mbrojtje.
Kapiteni Rron Broja është para tyre në mesfushë.
Arb Manaj në qendër të sulmit do të jetë i përkrahur nga Almir Ajzeraj, Vesel Limaj, Albert Dabiqaj dhe Blerton Sheji.
Ndërkohë, te Shkëndija do të paraqiten dy futbollistët nga Kosova, Endrit Krasniqi dhe Liridon Latifi. Në fazën e sulmit janë edhe Sebastjan Spahiu dhe Fabrice Tamba.
Në mesfushë është vendosur Adamu Alhassan dhe Reshat Ramadani.
Ronaldo Ëebster, Klisman Cake, Feta Fetai dhe Aleksander Trumçi janë në mbrojtje, kurse në portë është Baboucarr Gaye.
