Futboll

Stambolli në festë, Galatasaray mposht Liverpoolin

Gaëlata

Tifozët e kampionit të Turqisë, Galatasarayt, kanë bërë presion gjatë 90 minutave e më pas kanë festuar me pasion.

Skuadra e tyre e zemrës shënoi fitore shumë të madhe në Ligën e Kampionëve.

Galata fitoi 1:0 ndaj kampionit në fuqi të Anglisë, Liverpoolit. Ndeshja e xhiros së dytë të fazës së ligës së Championsit u zhvillua në stadiumin “Ali Sami Yen”.

Sfida e zjarrtë u vendos në minutën e 16-të. Victor Osimhen shënoi golin e vlefshëm me goditje nga pika e bardhë. Penalltia u shkaktua për ndërhyrje të palejuar ndaj Barish Yilmazit.

Skuadra e madhe angleze më pas nuk ndali përpjekjet për barazim, por pa sukses. Të përkrahur fuqishëm nga tribunat, lojtarët e Galatasarayt ia dolën të mbajnë epërsinë deri në fund.

Në minutën e 89-të arbitri dha penallti për Liverpoolin, për ndërhyrje të palejuar në zonën e skuadrës turke. Por pas rishikimit të VAR-it u vlerësua se nuk kishte ndërhyrje dhe vendimi u anulua.

Liverpooli në xhiron e parë shënoi fitore të vështirë, 3:2, ndaj Atletico Madridit. Por nga Stambolli u largua duarthatë, ndonëse Galata në ndeshjen e parë kishte humbur thellë, 5:1, nga Eintracht Frankfurti në Gjermani.

Festë në Stamboll pas pjesës së parë

1 o. më parë / 30 sht 2025 21:52
Galatasaray

Galatasaray e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Liverpoolit. Ndeshja e dytë e Ligës së Kampionëve ndërmjet Galatasarayt dhe Liverpoolit po luhet në Stamboll. Pati festë të madhe në tribunat e stadiumit “Rams Park” pas golit të shënuar nga sulmuesi Victor Osimhen. Ai ishte i saktë nga penalltia të cilën e siguroi Barish Yilmaz. Osimhen e shënoi golin nga pika e bardhë në minutë ne 16-të.

Galata pati edhe disa mundësi tjera. Raste pati edhe Liverpooli. Pritet të jetë e zjarrtë edhe pjesa e dytë e ndeshjes në Stamboll.

Galatasaray në epërsi ndaj Liverpoolit

1 o. më parë / 30 sht 2025 21:18
Victor Osimhen

Sulmuesi Victor Osimhen ka shënuar golin e epërsisë për Galatasarayn ndaj Liverpoolit. Ai ishte i saktë nga penalltia të cilën e siguroi Barish Yilmaz. Osimhen shënoi golin nga penalltia në minutë ne 16-të.

Ndeshja po luhet në Stamboll dhe i takon xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve.

Goli