Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka debutuar me gol te skuadra e Wolfsburgut.
Rexhbeçaj shënoi gol të bukur të shtunën në fitoren e thellë 8:2 të Wolfsburgut ndaj Schoningenit.
Ndeshja mes Wolfsburgut dhe Schoningenit ishte miqësore.
Rexhbeçaj shënoi për 6:1 në minutën e 64-t.
Wolfsburgu në edicionin e fundit nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. Nga edicioni i ardhshëm do të bëjë gara në Bundesliga 2.
28-vjeçari Rexhbeçaj te Wolfsburgu u transferua si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Augsburgun.
Mesfushori kosovar edhe më herët ka luajtur për Wolfsburgun.