Krasniqi: I lumtur për debutimin me Kosovën

5 o. më parë / 9 qer 2025 21:30
Bledian Krasniqi

Bledian Krasniqi është ndarë i kënaqur për debutimin me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. Krasniqi ka thënë se është krenari të luash për Kosovën.

“Kënaqësi që u paraqita për Kosovën. Jam gëzuar shumë. U mundova të shënoj gol, por jam i kënaqur që kam debutuar. Edhe kur kam qenë në Zvicër kam ardhur këtu të shikoj Kosovën. Nuk më është dashur shumë të bindem. Jam i kënaqur që kam marrë këtë vendim”, ka thënë mesfushori i Zuirchut, Krasniqi.

Rrahmani: Do ta mbaj gjatë në mend këtë ndeshje

6 o. më parë / 9 qer 2025 21:18
Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës në futboll, Albion Rrahmani, është i kënaqur me golat e realizuar gjatë ndeshjes kundër Komoreve dhe Armenisë. Ai shënoi dy gola ndaj Armenisë të premten dhe “hat-trick” kundër Komoreve të hënën. 

“Patjetër që jam i kënaqur në këto dy ndeshje. Ky ‘hat-trick’ për mua është i ëmbël, pasi e shënova për kombëtare. E mora topin dhe ta kem kujtim gjatë gjithë jetës time. Do të jetë kujtim i mirë. Kemi biseduar me trajnerin dhe më tha se ke kohë të shënosh tri gola. Më tha se dy ndeshje pesë gola nuk është keq”, ka thënë Rrahmani. 

Ai bën karrierë te Sparta e Pragës në Çeki.
 

Jashari: Jam i lumtur me fitoret

6 o. më parë / 9 qer 2025 21:13
Muharrem Jashari

Mesfushori i Kosovës në futboll, Muharrem Jashari, është i lumtur për kthimin te Kosova pas suspendimit. Ai është ndarë i kënaqur me fitoret e Kosovës. Kosova mposhti të premten Armeninë, kurse të hënën Komoret.

“Është ndjenjë e mirë të rikthehesh në ekipin përfaqësues. Jam i lumtur që kam marrë ftesën. Jam i lumtur me fitoret”, ka thënë Jashari. 

Ai bën karrierë në Ukrainë te LNZ Cherkasy. Është prej më të mirëve në kampionatin ukrainas të futbollit.

Kosova vazhdon me fitore, “hat-trick” nga Rrahmani

6 o. më parë / 9 qer 2025 20:56
Albion Rrahmani

Albion Rrahmani ka realizuar “hat-trick”, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka vazhduar me fitore.

Të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 4:2 ndaj përfaqësueses afrikane të Komoreve. Ndeshja nuk zgjoi interesimin e shumë shikuesve, ndërsa shfaqja në fushë nuk ishte e ndonjë niveli të lartë. Por Kosova e shënoi fitoren e pestë rresht. Kishte fituar 1:0 ndaj Lituanisë në nëntor të vitit të kaluar. Në mars fitoi dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës, ndërsa të premten e fitoi 5:2 miqësoren ndaj Armenisë.

Përfaqësuesja e Komoreve është pak më poshtë se Kosova në ranglistën e FIFA-s. Kosova është e 97-ta, ndërsa përfaqësuesja e Komoreve është e 105-ta.

Kosova është paraqitur thuajse me ekip të dytë, por të mjaftueshëm për fitore me dy gola dallim. Shkëlqeu sulmuesi Albion Rrahmani. Futbollisti i Sparta Pragës shënoi tre prej golave.

Ishin mysafirët që kaluan në epërsi 1:0. Said Bakari shënoi në minutën e 12-të. Por Rrahmani në minutën e 19-të shënoi për 1:1 me goditje të fortë nga zona. Me rezultatin 1:1 përfundoi pjesa e parë.

Sulmuesi i qendrës, Rrahmani, shënoi për 2:1 në minutën e 59-të, pas një gabimi të rëndë të mbrojtjes së Komoreve.

“Hat-trickun” Rrahmani e kompletoi në minutën e 79-të. Sërish mbrojtja e Komoreve ishte e zbehtë.

Për 3:2 shënoi Said Rafiki në minutën e 85-të. Një minutë më vonë Rrahmani lëshoi vendin në fushë për Fisnik Asllanin, që shënoi golin e katërt në minutën e 92-të. Për Asllanin ishte goli i parë me fanellën e Kosovës.

Asllani shënon golin e katërt për Kosovën

6 o. më parë / 9 qer 2025 20:52
Fisnik Asllani

Sulmuesi Fisnik Asllani ka shënuar golin e katërt për Kosovën.

Ai shënoi në minutën e 92-të golin për 4:2 ndaj Komoreve.

Asllani u inkuadrua në minutën e 86-të në vend të Albion Rrahmanit.

Tjetër gol në “Fadil Vokrri”

6 o. më parë / 9 qer 2025 20:44
Komoret

Komoret e kanë shënuar golin e dytë në ndeshjen ndaj Kosovës.

Në minutën e 85-të, Komoret realizuan për 3:2. Golashënues ishte Rafiki Said.

Hat-trick nga Rrahmani, Kosova po fiton bindshëm

6 o. më parë / 9 qer 2025 20:39
Albion Rrahmani

Albion Rrahmani e ka shënuar golin e tretë të Kosovës ndaj Komoreve.

Ai kompletoi hat-trickun në minutën e 79-të. Kosova po udhëheq 3:1.

Kosova në epërsi, sërish Rrahmani

7 o. më parë / 9 qer 2025 20:19
Albion Rrahmani

Albion Rrahmani po vazhdon shkëlqimin te Kosova. Ai shënoi për 2:1 në miqësoren ndaj Komoreve.

Rrahmani realizoi në minutën e 59-të pas një gabimi të mbrojtjes së Komoreve.

Kosova – Komoret, baras pas pjesës së parë

7 o. më parë / 9 qer 2025 19:48
Kosova - Komoret

 

 

 

 Me rezultatin 1:1 ka përfunduar pjesa e parë e miqësores mes Kosovës dhe Komoreve.

Kosova ka dominuar në fushë, ka krijuar raste, por ka realizuar vetëm një herë.

Said Bakari kaloi në epërsi përfaqësuesen e Komoreve në minutën e 12-të.

Për 1:1 shënoi Albion Rrahmani në minutën e 19-të.

Barazon Kosova, shënon Rrahmani

8 o. më parë / 9 qer 2025 19:21
Kosova

Kosova ka barazuar në 1:1 në ndeshjen ndaj Komoreve.

Albion Rrahmani shënoi në minutën e 19-të.

Ai shënoi gol të bukur me goditje të fortë nga zona.

Shokohet Kosova, Komoret në epërsi

8 o. më parë / 9 qer 2025 19:14
Kosova dhe Komoret

Komoret kanë kaluar në epërsi ndaj Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Në minutën e 12-të  për 1:0 shënoi Said Bakari.

Fillon miqësorja me Komoret, Kosova kërkon tjetër fitore

8 o. më parë / 9 qer 2025 19:00
Kosova

Në ora 19:00 ka nisur miqësorja mes Kosovës dhe përfaqësueses afrikane të Komoreve.

Ndeshja po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.

Pas fitores 5:2 ndaj Armenisë, të premten, Kosova kërkon tjetër fitore. Në mars, “Dardanët” fituan dy ndeshje të plejofit me Islandën.