Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMalisheva forcohet në pozitën që siguron Evropën
Me fioren 3:1 të mërkurën ndaj Gjilanit në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva, është forcuar në vendin e tretë me 49 pikë.
Pozita e tretë siguron paraqitjen në Evropë, përkatësisht në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Ndeshja Malisheva – Gjilani i takon xhiros së 31-të të Superligës në futboll.
Është fitorja e tretë rresht për Malishevën.
Malisheva e mbylli pjesën e parë me rezultat 2:0 me golin e Xhemal Ibishit në minutën e dytë dhe Dreni Kryeziut në minutën e fundit të pjesës së parë.
Ibishi realizoi tjetër gol në pjesën e dytë. Golin për 3:0, Ibishi e shënoi në minutën e 65-të.
Mbrojtësi i krahut Armend Thaqi shënoi golin e vetëm për Gjilanin. Në fakt ishe supergol nga Thaqi.
Kapiteni i Gjilanit realizoi në minutën e 72-të nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 3:1.
Llapi fiton pas një kohe të gjatë
Llapi e ka shënuar fitore e parë pas një kohe të gjatë.
Të mërkurën në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës në futboll, Llapi e mposhti bindshëm Prishtinën e Re, 4:0. Ishte fitorja e parë e Llapit që prej 4 prillit, kur e mposhti Ferizajn.
Llapi më pas kishte tri humbje e dy barazime. Këtu përfshihet edhe ecuria në Kupën e Kosovës, ku Llapi u eliminua nga Ferizaj në gjysmëfinale.
Arbnor Ramadani shënoi në minutën e gjashtë për 1:0. Arianit Hasani me asistim të Edon Sadriut realizoi në minutën e 58-të, ndërsa vetë Sadriu shënoi shtatë minuta para fundit. Rezultatin përfundimtar e vendosi goli i Fiton Ademit në minutën e 93-të.
Prej minutës së 53-të, Prishtina e Re luajti me një futbollist më pak. Me të kuq u përjashtua Endrit Morina.
Llapi tani i ka 36 pikë në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit. Drenica në vendin e shtatë i ka 38 pikë, ndërsa Ferizaj në vendin e parafundit i ka 33 pikë. Drenica e Ferizaj e kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.
Prishtina e Re thellohet edhe më shumë në fund të tabelës me 28 pikë.
Drita i afrohet titullit dhe largon Prishtinën nga zona e Evropës
Liderja e Superligës së Kosovës në futboll, Drita, i është afruar edhe më shumë mbrojtjes së titullit të kampionit pas fitores 1:0 ndaj Prishtinës të mërkurën pasdite.
Golin që vendosi derbin e javës së 31-të të elitës së futbollit kosovar, e realizoi sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi.
Sulmuesi Krasniqi realizoi nga afërsia pas asistimit të Liridon Balajt në minutën e 83-të.
Me fitore, Drita është forcuar në pozitën e parë me 60 pikë.
Prishtina mbetet në vendin e katërt, katër pikë larg vendit të tretë të cilën e mban Malisheva me 49 pikë pas fitores 3:1 ndaj Gjilanit. Për Prishtinën ishte humbja e parë pas katër barazimeve rresht.
Pozita e tretë siguron edicionin e ardhshëm paraqitjen në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar.
Llapi shënon edhe golin e tretë
Llapi e ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Prishtinës së Re.
Shënues shtatë minuta para fundit ishte Edon Sadriu. Sadriu realizoi nga afërsia.
Drita në epërsi, shënon Krasniqi
Blerim Krasniqi ka shënuar golin e epërsisë 1:0 të Dritës ndaj Prishtinës.
Sulmuesi Krasniqi realizoi golin me asistim të Liridon Balajt në minutën e 83-të të ndeshjes derbi që po luhet në Gjilan.
Armend Thaqi shënon supergol në “Liman Gegaj”
Kapiten i Gjilanit, Armend Thaqi ka shënuar supergol në ndeshjen ndaj Malishevës.
Ai realizoi në minutën e 72-të nga gjuajtja e lirë.
Rezultati aktualisht është 3:1 në të mirë të Malishevës.
Ibishi shënon tjetër gol për Malishevën
Xhemal Ibishi e ka realizuar golin e tretë për Malishevën.
Ai shënoi golin për 3:0 ndaj Gjilanit në minutën e 65-të.
Për Ibishin është goli i dytë.
Llapi shënon edhe golin e dytë
Llapi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Prishtinës së Re.
Golin për 2:0 e shënoi Arianit Hasani në minutën e 58-të.
Ai u asistua nga Edon Sadriu.
Malisheva e Llapi në epërsi pas pjesës së parë, pa gola në Gjilan
Malisheva me epërsi të lartë ndaj Gjilanit
Me gol të hershëm të Xhemal Ibishit dhe Dreni Kryeziut në minutën e fundit të pjesës së parë, Malisheva e ka mbyllur me rezultat 2:0, pjesën e parë të ndeshjes kundër Gjilanit.
Ibishi e realizoi golin e epërsisë së Malishevës në minutën e dytë.
Gjilani shënoi gol nëpërmjet Oltion Bilallit. Por goli i Bilallit u anulua pas rishikimit të situatës me VAR.
VAR-i kishte punë edhe në minutën e fundit të pjesës së parë. Pas rishikimit të situatës, Malishevës iu pranua goli i shënuar nga Dreni Kryeziu. Ai realizoi me kokë.
Ndeshja Malisheva – Gjilani po luhet në “Liman Gegaj” në Malishevë dhe i takon xhiros së 31-të të Superligës në futboll.
Nuk jep gola pjesa e parë e derbit në Gjilan
Ka përfunduar baras 0:0 pjesa e parë e derbit të javës së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Dritës dhe Prishtinës.
Ndeshja derbi po luhet në fushën me bari artificial në Gjilan.
Drita kishte më shumë situata për gol, ndërsa mundësitë nuk i munguan as Prishtinës. Por pa arritur t’i shndërrojnë në gol rastet e krijuara gjatë pjesës së parë.
Llapi po fiton në “Zahir Pajaziti”
Klubi i futbollit Llapi, e ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes kundër Prishtinës së Re.
Golin për Llapin e shënoi, kapiteni Arbnor Ramadani.
Ramadani realizoi golin për 1:0 në minutën e gjashtë.
Shënohet gol në “Zahir Pajaziti”
Arbnor Ramadani ka shënuar golin e epërsisë për Llapin në ndeshjen kundër Prishtinës së Re.
Ramadani realizoi golin për 1:0 në minutën e gjashtë.
Epërsi e hershme e Malishevës ndaj Gjilanit
Malisheva ka kaluar në epërsi ndaj Gjilanit.
Golin e epërsisë për 1:0 në minutë ne dytë e shënoi Xhemal Ibishi.
Kjo ndeshje po luhet në “Liman Gegaj” në Malishevë dhe i takon xhiros së 31-të të Superligës në futboll.