Liverpooli është pajtuar që t’i shpenzojë 40 milionë funte për transferimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Milos Kerkez, nga skuadra e Bournemouthit.
Kështu ka shkruar të premten BBC-ja.
21-vjeçari që luan me Hungarinë në nivelin e përfaqësueseve, ka vendosur t’i bashkohet kampionit të Premier Leagues, pas dy edicioneve të kaluara te Bournemouthi.
Liverpooli tashmë ka kompletuar marrëveshjen me Jeremie Frimpongun për 29.5 milionë funte.
Kerkezi e ka nisur karrierën te Gyori në Hungari para se të kalonte te Milani, ku nuk luajti asnjë ndeshje në Serie A.
Më pas luajti tek AZ Alkmaari, skuadër me të cilën i pati pesë gola e shtatë asistime në 52 paraqitje.
Kerkezi iu bashkua Bournemouthit në vitin 2023.