Futboll

Shkëndija mposhtet por siguron plejofin

Shkëndija

Shkëndija e Tetovës është mposhtur të enjten mbrëa në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në “Conference League”, por e ka siguruar kualifikimin historik. 

“Kuqezinjtë” u mposhtën 1:0 në udhëtim nga AEK Larnaca e Qipros, në ndeshjen e gjashtë. 
Shkëndija e Tetovës, me shtatë pikë në vendin e 23-të, të parafundit që siguron plejofin e fazës nokaut, avancon tutje. 

Stinorin e rregullt në Ligën e Konferencës, Shkëndija e Tetovës e mbyll me dy fitore, një barazim e tri disfata. 

Liridon Latifi nuk do të luajë në ndeshjen e parë plejofit të fazës nokaut pasi u përjashtua direkt me të kuq në minutën e 53-të, ndërsa golin për vendësit e shënoi Karol Angielski, shtatë minuta para fundit.