Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Llapi dënohet me zhvillimin e një ndeshjeje pa shikues

Llapi-Drenica

Llapi është dënuar rëndë për shkeljet e bëra në ndeshjen në Podujevë ndaj Drenicës.

Disiplinori i FFK-së e ka dënuar Llapin me zhvillimin e një ndeshje si vendas pa praninë e shikuesve dhe me gjobë prej 2000 euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu klubi llapjan detyrohet që brenda 15 ditëve të paguajë dëmin e shkaktuar në autobusin e Drenicës.

Drenica fitoi 1:0 ndaj Llapit në Podujevë, në ndeshjen e rëndësishme në garë për mbetje në Superligën e Kosovës në futboll.

Dhe Llapi, jo për herë të parë, dështoi në organizim.

Ka pasur fyerje të tifozëve vendas ndaj Drenicës, hedhje të mjetit tymosës dhe po ashtu hedhje të një mjeti të fortë në drejtim të lojtarëve mysafirë.

“Pas përfundimit të ndeshjes gjatë shkuarjes në zhveshtore lojtarët e skuadrës mysafire sulmohen nga tribuna nga tifozët vendas me mjete të ndryshme; shkopinjë, shishe PVC etj. Gjatë largimit nga Podujeva edhe pse të përcjellur nga Policia, autobusi i skuadrës mysafire është sulmuar dhe dëmtuar me gur. Është thyer xhami”, shkruan në vendimin e Disiplinorit.