Lugano sërish ka lëshuar pikë në garën për titull kampioni në Superligën e Zvicrës në futboll.
Lugano të dielën u mposht nga Zurichu me rezultatin e thellë 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 26-të të elitës së futbollit zviceran.
Për Luganon kjo ishte disfata e tretë rresht që e pëson në të gjitha garat.
Steven Zuber e realizoi golin e parë në minutën e 24-t.
Në minutën e 49-të sulmuesi holandez Jahnoah Markelo shënoi për 2:0.
Zuber e realizoi golin e dytë personal dhe të fundit në ndeshje nga penalltia në minutën e 87-të.
Te Lugano në portë ishte Amir Shaipi, ndeshjen e kompletoi Albian Hajdari kurse nga minuta e 76-të në lojë u inkuadrua Shkëlqim Vladi.
Te Zurichu mesfushori Bledian Krasniqi u paraqit deri në minutën e 69-të.
Lindrit Kamberi u inkuadrua nga minuta e 79-të dhe në bankën e rezervistëve ishte Mirlind Kryeziu.
Lugano e zë vendin e katërt me 42 pikë.
Zurichu është një pozitë më poshtë me tri pikë më pak.