Trajneri i njohur kroat, Robert Prosineçki, pritet të shkarkohet të premten nga posti i selektorit të Malit të Zi.
Kjo është bërë e ditur të mërkurën nga mediumet e këtij vendi.
Mali i Zi është thuajse pa gjasa në kualifikimet për Botërorin 2026. Për Prosineçkin është cikli i dytë i pasuksesshëm dhe federata e drejtuar nga Dejan Saviçeviq ka vendosur të ndahet me të .
Mirko Vuçiniq do ta drejtojë Malin e Zi deri në fund të kualifikimeve për Botëror.
Ai është kapiteni i parë i Malit të Zi dhe njëri prej lojtarëve më të mirë të këtij vendi.
Prosineçki ishte selektori i shtatë i Malit të Zi. Debutoi në mars të vitit të kaluar. Malin e Zi e ka udhëhequr në 16 ndeshje. Mali i Zi me kroatin në krye i kishte pesë fitore, një barazim dhe plot 11 humbje.
-
17 shtator 2025 12:38
-
Shpërndaje në: