Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Marca: Kaos total te Reali

R

Ekipi ishte në formë të shkëlqyer para ndeshjeve të përfaqësueseve. Por, ka rënë menjëherë që prej rikthimit.

Real Madridi ka përjetuar rezultate të papritura në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, ka shkruar “Marca” të shtunën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skenari negativ nisi me humbjen nga Mallorca, më pas nga Bayern Munichu në Champions, dhe të premten u konfirmua me barazimin 1:1 me Gironan. 

Në Spanjë e vlerësojnë si sezon të mbyllur për Real Madridin në La Liga, ndonëse barazimi i fundit u përcoll me shumë debate. Pati disa momente diskutabile. 

Pasi La Liga duket thuajse mision i pamundur për madrilenët, sezoni mund të përfundojë në mesjavën e ardhshme. Real Madridi e luan ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Në ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi u mposht 2:1 nga Bayern Munichu. 

Tifozët e Real Madridit të pakënaqur me rezultatet e fundit, kanë kërkuar ndryshime të shumta në skuadër.