Enzo Maresca është emëruar trajner i skuadrës së Manchester Cityt.
Maresca me Cityn ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2029.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoItaliani do ta zëvendësojë ikonën Pep Guardiolan i cili i dha fund aventurës dhjetëvjeçare me Cityn pas përfundimit të edicionit 2025/26.
46-vjeçari Maresca së fundi ishte trajner i Chelseat. E drejtoi Chelsean nga viti 2024 deri më 1 janar të këtij viti.
Ai me Chelsean e fitoi Ligën e Konferencës dhe Kupën e Botës për klube.
Maresca ka punuar edhe si ndihmës-trajner i Guardiolas te City nga viti 2022 deri në vitin 2023.
“Manchester City është një klub që e njoh shumë mirë dhe të kem mundësinë të drejtoj këtë ekip është një mundësi e shkëlqyer për mua. Mezi pres të filloj stërvitjen e lojtarëve. Dua që ne të fitojmë, të luajmë futboll të mirë”, ka thënë Maresca.
VIDEO: