Maroku e Mali kanë avancuar në fazën e dytë të Kupës së Afrikës. Maroku, që mposhti Zambinë të hënën 3:0, siguroi kalimin tutje si i pari i Grupit A me shtatë pikë.
Ndërkohë, Malit i mjaftoi një pikë ndaj Komoreve për avancim tutje. Grupin e mbylli në vendin e dytë me tri pikë.
Ndeshja ndërmjet Komoreve dhe Malit përfundoi pa gola, ndërsa nikoqiri Maroku fitoi 3:0 ndaj Zambisë.
Komoret dhe Zambia përfunduan në pozitat tre dhe katër me nga dy pikë të fituara.