Futboll

Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë

Anthony Martial

Skuadra ku luan Sergio Ramos, CF Monterrey, e ka zyrtarizuar të shtunën transferimin e ish-sulmuesit të Premier Leagues, Anthony Martial.

Francezi 29-vjeçar që së fundmi luajti tek AEK-u grek, u transferua për 3.85 milionë euro.

Martial ishte pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2015 deri në vitin 2024.

Me “djajtë e kuq”, Martiali e fitoi edhe Ligën e Evropës.

Martial ka luajtur edhe te Lyoni, Monaco e Sevilla.