Futboll

Mata mbetet në Australi

Juan Mata

Ish-futbollisti i Valencias dhe Manchester Unitedit, Juan Mata, ka gjetur një klub të ri në Australi.

Mesfushori 37-vjeçar i është bashkuar Melbourne Victory në A League të Australisë. Mata luajti së fundmi për Western Sudney për një sezon dhe tani do të paraqitet për Melbourne Victory.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 2010 ka pasur karrierë të mirë, ndërsa më herët ka luajtur për Vissel Kobe në Japoni dhe Galatasaray në Turqi.