Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbappe i mungon Francës pas lëndimit në nyjën e këmbës

mbappe

Kylian Mbappe do t’i mungojë Francës në ndeshjen në udhëtim tek Azerbajxhani, që është e fundit e kualifikimeve për Botërorin 2026.

Federata e Futbollit e Francës njoftoi të premten se sulmuesi i Real Madridit ka lëndim në nyjën e këmbës dhe për këtë është lënë i lirë.

Franca me fitoren 4:0 ndaj Ukrainës në Paris e siguroi Botërorin që vitin tjetër organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Mbappe në duelin e së enjtes mbrëma i shënoi dy gola, ndërsa tani ka 400 gola të realizuar në karrierë.

Azerbajxhani luan ndaj Francës të dielën në ndeshjen e Grupit D.

Edhe Çka nuk shkoi te Franca, sipas Mbappes Botërori 2026 10 o. më parë Çka nuk shkoi te Franca, sipas Mbappes

Franca do të jetë edhe pa Manu Konen e Romës dhe Eduardo Camavingan e Real Madridit.

Kone mungon shkaku i kartonëve, ndërsa Camavinga ka lëndim muskulor, ka njoftuar federata franceze.