Kampionia e Shqipërisë, Egnatia, e ka mbyllur aventurën në Evropë.
Egnatia humbi 4:2 të enjten në Rrogozhinë nga Olimpija Lubjana në kualifikimet në Ligën e Konferencës. Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 0:0. Por Egnatia nuk ia doli ta mbyll me sukses edhe ndeshjen në shtëpi dhe kështu përshëndetet nga garat kualifikuese evropiane pas humbjes 4:2.
Ndeshja shkoi në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi 2:2.
Regi Lushkja shënoi dy golat për Egnatian. Të parin në minutën e gjashtë, kurse të dytin në minutën e 86-të. Olimpija golin e parë e shënoi në minutën 32-të, të dytin në minutën e 79-të, kurse dy të tjerët, në minutat 99-të dhe 107-të.