Futboll

Mbyllet baras pjesa e parë në “Bernabeu”

Kylian Mbappe

Ndonëse skuadra franceze, Marseille, ishte duke fituar 1:0, Real Madridi reagoi shpejtë për ta mbyllur baras pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në “Bernabeu” me rezultat 1:1.

Marseille shënoi golin e epërsisë në minutën e 22-të. Për 1:0 shënoi Timothy Weah. Por festa e francezëve zgjati shkurt.

Gjashtë minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi rezultatin në 1:1. Francezi shënoi golin e barazimit nga penalltia.

Reali kishte edhe disa mundësi të mira gjatë pjesës së parë, por pa sukses.

Lexo përditësimet tjera
Timothy Weah

Marseille në epërsi ndaj Madridit në “Bernabeu”

Marseille ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.Golin e shënoi Timothy Weah...