Futbollisti i Kosovës, Meriton Korenica, ka qenë vendimtar në fitoren e Clujit të mërkurën mbrëma.
Me golin e shënuar në minutën e 68-të nga Korenica, Cluji mposhti UTA Aradin me rezultat 1:0.
Ndeshja e zhvilluar të mërkurën i takoi xhiros së 25-të të Superligës rumune të futbollit.
Për Korenicën ishte goli i tretë rresht në Rumani, ndërsa i shtati në total këtë edicion.
Ai ka edhe dy asistime.
Korenica ka edhe një gol dhe një asistim për Kupë të Rumanisë.
Cluji nga 25 ndeshje ka fituar 38 pikë, sa ka edhe UTA Aradi.