Futboll

Messi i pandalshëm, realizon “hat-trick” dhe fiton “Këpucën e Artë”

messi

Lionel Messi ka realizuar “hat-trick” për fitoren 5:2 të Inter Miamit ndaj Nashville, në xhiron e fundit të stinorit të rregullt të Ligës MLS në SHBA.

Dy prej golave të superyllit argjentinas ishin shumë të bukur, ndërsa një tjetër nga penalltia.

Për 38-vjeçarin ishte tregolëshi i dytë në MLS.

Messi e përfundoi stinorin e rregullt me 29 gola të shënuar. E ka fituar “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë i stinorit në MLS.

Denis Bouanga dhe Sam Surridge përfunduan kampanjën me nga 24 gola.