Superylli, Lionel Messi, ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror me Argjentinën në shtëpi.
Messi i shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Venezuelës.
Fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë nuk ka dhënë shenja se kur dëshiron të pensionohet. Por 38-vjeçari ka theksuar se ndeshja ndaj Venezuelës do të jetë e fundit në shtëpi në kualifikimet për Botëror.
“Të jem në gjendje të përfundoj në këtë mënyrë këtu, me njerëzit e mi, është diçka që e kam ëndërruar gjithnjë”, ka thënë Messi.
“Për shumë vjet kam ndier dashurinë e tifozëve të Barcelonës dhe kam dashur ta kem atë edhe këtu në vendin tim”, ka shtuar Messi.
I pyetur për pensionimin e mundshëm, Messi tha: “Nuk është diçka që më pëlqen, që e dua apo që e pres. Por vjetët po shkojnë dhe ka kaluar shumë kohë”.
Ai i ka 36 gola në kualifikimet e Amerikës së Jugut, që është rekord.
Messi e ka udhëhequr Argjentinën drejt titullit të botës në vitin 2022.