Futboll

Milani fiton thellë ndaj Lecces për Kupë të Italisë

AC Milan

Milani ka shënuar fitore të thellë ndaj Lecces për Kupë të Italisë. Të martën, Milani mposhti Leccen me rezultat 3:0 në “San Siro”.

Golat për Milanin i realizuan Santiago Gimenez në minutën e 20-të, Christopher Nkunku në minutën e 51-të dhe Christian Pulisiq në minutën e 64-t.

Nga minuta e 18-të, Lecce luajti me një lojtar më pak në fushë. Jamil Siebert u përjashtua me karton të kuq.

Medon Berisha ishte kapiten i Lecces. Ai luajti deri në minutën e 80-të, kurse Ylber Ramadani mbeti në bankën e rezervistëve.

Në një të tetën e finales të Kupës së Italisë, Milani luan kundër Lazios.