Milani ka pësuar humbje shumë të thellë në “San Siro” nga Udinese të shtunën mbrëma.
Me disfatën 3:0 të pësuar në xhiron e 32-të të Serie A të Italisë, Milani e humb hapin për titull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMilani mbetet në pozitën e tretë me 63 pikë, kurse Udinese i ka 43 pikë në mesin e tabelës.
Autogoli i Davide Bartesaghit ia dha epërsinë mysafirëve në minutën e 27-të, ndërsa Jurgen Ekkelenkamp shënoi për 2:0 dhjetë minuta më vonë.
Në pjesën e dytë Milani pati lojë shumë sulmuese dhe iu afrua golit. Por nuk shënoi. E pësoi edhe një tjetër madje në minutën e 71-të. Arthur Atta ishte shënues i golit të fundit në ndeshje.
Ardon Jashari luajti te Milani prej minutës së 72-të, kur e zëvendësoi Luka Modriqin.