Futboll

Miretti i mungon Juventusit për shkak të lëndimit

Fabio Miretti

Juventusi ka konfirmuar se mesfushori Fabio Miretti do të mungojë në fillim të sezonit për shkak të një lëndimi muskulor. 

Ai është lënduar në miqësoren e fituar 2:0 ndaj Juventus Next Gen në “Allianz Stadium” në Torino. 

Lëndimi i Mirettit u konfirmua nga “zonja e vjetër” të enjten. 

Ai pritet të mungojë të paktën një muaj.