Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mitrovica shkatërron kampionin moldav, 10:0

mitro

Futbollistet e Mitrovicës kanë shkëlqyer të mërkurën pasdite në ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, Mitrovica fitoi 10:0 ndaj kampionit të Moldavisë, Zimbru Chisinau. Ishte ndeshje gjysmëfinale e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Me fitore, Mitrovica kaloi në finale të raundit të parë kualifikues.

Edona Kryeziu shkëlqeu duke i shënuar plot katër gola.

Aurora Mulliqi i shënoi tre gola, ndërsa Ambra Gjegji, Blerta Shala dhe Bardha Mahmuti e realizuan nga një.

Pas tri ditësh Mitrovica luan në finale të raundit të parë kualifikues me skuadrën bullgare, Ludogorets.

Kampioni bullgar fitoi 3:0 ndaj Klaksvikut të Ishujve Faroe në Podujevë.