Dhjetë vjetë më parë, Mjallby ishte pranë falimentimit. Tani Mjallby është kampion i Suedisë për herë të parë në historinë e klubit. Udhëtimi sensacional nga fundi në maja u mbyll të hënën me fitoren 2:0 ndaj Goteborgut, në kuadër të xhiros së 27-të të elitës së futbollit të Suedisë.
Mjallby udhëhoqi nga xhiroja e dhjetë.
Titullin e fitoi me 66 pikë. Hammarby është në vendin e dytë me 55 pikë, kurse GAIS-i në vendin e tretë me 48 pikë.
Kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të edicionit në Allsvenskan të Suedisë.