Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka bërë një postim emocionues pas vdekjes së bashkëlojtarit të tij, Diogo Jota.
Salah e Jota kanë luajtur shpesh në sulmin e pandalshëm të Liverpoolit.
“Vërtet nuk kam fjalë”, shkroi egjiptiani të premten.
“Deri dje nuk mendoja korrë se do të kishte diçka që do të më frikësonte nga kthimi në Liverpool pas pushimit. Shokët e ekipit vijnë e shkojnë, por jo kështu. Do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të pranohet që Diogo nuk do të jetë aty kur të kthehemi. Mendimet e mia janë me gruan e tij, fëmijët e tij dhe sigurisht prindërit e tij, që papritur humbën fëmijët e tyre. Të afërmit e Diogos dhe vëllait të tij, Andres, kanë nevojë për gjithë mbështetjen që mund ta marrin. Ata nuk do të harrohen kurrë”, ka shkruar Salah.