Paraqitjet e ikonës kroate, Luka Modriq, në moshën 40-vjeçare vazhdon t’i befasojë shumë tifozë të futbollit.
Modriq e kompletoi ndeshjen të dielën në fitoren 2:1 të Milanit në derbi ndaj Napolit. Ai ishte prej më të mirëve në fushë.
Modriq ka një gol e një asistim në pesë ndeshet e luajtura në Serie A.
Ai u transferua te Milani në verë si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Real Madridin.
Modriq ka thënë se dashuria e tij për lojën është arsyeja kryesore pse është ende në gjendje të bëjë paraqitje të nivelit të lartë.
“Është thjesht dashuri për lojën, unë e dua shumë futbollin. Qëkur kam lindur, kur shoh foto nga fëmijëria ime, jam aty me topin. E dua shumë futbollin, kjo është arsyeja që më mban të motivuar. Kur fiton gjëra, me këto shifra, është një ndjenjë unike. Kjo është ajo që më mban të motivuar, jam ende i motivuar për të fituar gjëra sepse është një ndjenjë e mrekullueshme. Në futboll, gjithmonë duhet ta provosh veten. Për shkak të kësaj, jam ende në këtë nivel”, ka thënë legjenda e Realit, shkruan “Football Italia” të hënën.