Jose Mourinho do të jetë trajner sërish në Portugali dhe kthehet në shtetin e tij pas më shumë se dy dekadash.
Benfica ka njoftuar të enjten se ka arritur marrëveshje me Mourinhon, 21 vjet pasi e fitoi Ligën e Kampionëve me Porton, në vitin 2004.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMourinho e nisi karrierën si trajner në vitin 2000, por periudha e tij në krye të këtij klubi kishte zgjatur vetëm tre muaj.
Ai do të kthehet në Ligën e Kampionëve po ashtu pas pesë vjetësh mungesë.
Për herë të fundit e kishte udhëhequr Tottenhamin në garën elitare në vitin 2020, por ishte eliminuar në 1/8 e finales.
Mourinho po ashtu e ka fituar Championsin me Interin në vitin 2010.
Tekniku portugez së fundmi ishte trajner i Fenerbahçes, por nuk pati suksese.
U eliminua pikërisht nga Benfica në plejofin për inkuadrim në fazën e ligës, në Ligën e Kampionëve.