Futboll

Mozambiku shënon fitoren e parë në Kupën e Afrikës

mozambik

Përfaqësuesja e Mozambikut e ka shënuar fitoren e parë në kuadër të Grupit F të Kupës së Afrikës. 
Mozambiku e mposhti të dielën Gabonin me rezultatin, 3:2. 

Në ndeshjen e parë, Mozambiku u mposht 1:0 nga Bregu i Fildishtë. 

Sulmuesi 30-vjeçar, Faisal Bangal, e kaloi në epërsi Mozambikun në minutën e 37-të. Pesë minutë më pas, Geny Catamo, shënoi për 2:0 nga penalltia. 

Gaboni e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë me golin që e shënoi sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang. 

Diogo Calila shënoi për 3:1 në të mirë të Mozambikut në minutën e 52-të. 

Realizatori i goli të dytë për Gabonin ishte Alex Moucketou-Moussounda në minutën e 76-të. Por goli i mbrojtësit 25-vjeçar nuk mjaftoi për t’ia rrezikuar fitoren Mozambikut. 

Gaboni mbetet pa pikë në pozitën e fundit. Mozambiku ka tri pikë në vendin e tretë. Pjesë e Grupit F janë edhe Kameruni dhe Bregu i Fildishtë.