Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mposhtet Arsenali, hapet gara në Angli

ars

Arsenali ka pësuar tjetër humbje në Premier League. 

Dhe humbja e pësuar të shtunën në stadiumin “Emirates” nga Bournemouthi 2:1, e ka hapur sërish garën për titull. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse diferenca e pikëve me Manchester Cityn e vendit të dytë është nëntë, kjo nuk ia garanton titullin “topçinjve”. 

City i ka dy ndeshje më pak të luajtura, ndërsa në xhiron e ardhshme luhet ndeshja Manchester City – Arsenal. City të dielën luan në “Stamford Bridge” në derbin ndaj Chelseat. 

Ndeshja e së shtunës i takoi xhiros së 32-të të kampionatit elitar anglez. 

Sulmuesi francez, Eli Junior Kroupi shënoi për epërsinë e Bournemouthit 1:0, në minutën e 17-të. 

Viktor Gyokeres i barazoi shifrat nga penalltia e minutës së 35-të. 

Arsenali ishte në kërkim të fitores, por pësoi keq. 

Në minutën e 74-t, për fitoren e Bournemouthit shënoi mesfushori Alex Scott. 

Vendësit tentuan deri në fund ta barazojnë rezultatin e ta kërkojnë fitoren në fund, por pa sukses. 

Arsenali në vendin e parë i ka 70 pikë. City i dyti mbetet me 61 pikë. 

Ndërkohë, Bournemouthi që tani i ka 11 ndeshje pa disfatë, është në mesin e tabelës me 45 pikë. I ka katër fitore e shtatë barazime në këtë ecuri. Tani është edhe në garë për një vend që dërgon në kupat evropiane në edicionin tjetër.