Reprezentuesi i Shqipërisë, Muçi, të shtunën u lëndua në disfatën që Beshiktashi e pësoi nga skuadra e Bashakshehirit me rezultatin 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuçi ishte startues, por u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 26-të.
“Superhaber”, ka raportuar të hënën se Muçi është duke u përballur me një lëndim muskulit të këmbës së djathtë dhe nuk pritet të paraqitet as ndaj Fenerbahçes më 4 maj.
24-vjeçari Muçi ishte prej lojtarëve më të rëndësishëm në ndeshjet e fundit për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Ole Gunnar Solskjaer.
Ai në 35 ndeshje të zhvilluara deri më tani ka kontribuar me shtatë gola dhe tri asistime.
Te Beshiktashi luan edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.
Edhe Rashica është prej lojtarëve kryesorë te gjiganti turk.