Ernest Muçi ka shënuar gol në minutën e 91-të për t’ia siguruar fitoren e 11-të këtë edicion skuadrës së Trabzonsporit.
Trabzoni të dielën pasdite e mposhti në udhëtim Koçaelisporin me rezultatin 2:1. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 18-të të elitës së futbollit turk.
Sulmuesi kroat, Bruno Petkoviq, e kaloi në epërsi Koçaelisporin në minutën e 18-të. Trabzoni shifrat i barazoi në minutën e 44-t me golin që e shënoi Felipe Augusto.
Në minutat shtesë të takimit, Muçit, shënoi gol të bukur nga distanca për fitoren e madhe të mysafirëve. Reprezentuesi i Shqipërisë luajti deri në minutën e 94-t.
Ai është duke kaluar formë shumë të mirë këtë edicion. Ishte goli i dhjetë këtë edicion në të gjitha garat. Krahas dhjetë golave ka edhe tri asistime.
24-vjeçari është i huazuar te Trabzoni nga Beshiktashi deri në përfundimin e këtij edicionit.
Trabzoni ka 38 pikë dhe e zë vendin e katërt. Koçaelispori është në mesin e tabelës me 23 pikë.
GOL! Kocaelispor 1-2 Trabzonspor (90+1 Ernest Muçi) pic.twitter.com/drscmKhNUE
— GRANDE👑SARAY (@grande23saray) January 18, 2026