Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Muçi me Beshiktashin i kthehen fitores

Ernest Muçi

Pas barazimit 1:1 kundër Gaziantepit, Beshiktashi të dielën shënoi fitore në shtëpi nadj Konyasporit. Ndeshja Beshiktash – Konyaspor i takoi javës së nëntë të Superligës së Turqisë.

Në fitoren e Beshiktashit, deri në fund të takimit luajti futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi, ndërsa shkaku lëndimit mungoi Milot Rashica.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy golat e fitores, Beshiktashi i shënoi në pjesën e parë. Në minutën e 28-të, Ciro Immobile shënoi nga penalltia, kurse Rafa Silva në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë shënoi golin e dytë.

Besiktashi është në vendin e dytë me 20 pikë, kurse Galatasaray që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar është në vendin e parë me 25 pikë.