Futboll

Muriqi me të kuq, Barça e nis me fitore mbrojtjen e titullit

muriqi

Foto: Associated Press

Vedat Muriqi nuk e ka filluar mirë edicionin e ri në La Liga. Sulmuesi kosovar u ndëshkua direkt me karton të kuq në disfatën që e pësoi Mallorca nga Barcelona.

Barça të shtunën e nisi me fitore mbrojtjen e titullit duke e mposhtur në udhëtim Mallorcan me rezultatin e thellë 3:0.

Qendërsulmuesi Muriqi në minutën e 39-të u përjashtua nga loja pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj portierit të gjigantit katalunas, Joan Garcia.

Përpos Muriqit, te Mallorca u përjashtua edhe mesfushori Manu Morlanes i cili në

në minutën e 33-të u ndëshkua me kartonin e dytë e verdhë.

Golin e parë për Barçën e shënoi Raphinha në minutën e shtatë. Ai u asistua nga Lamine Yamal.

Ferran Torres ishte realizatori i golit të dytë në minutën e 23-të.

Goli i fundit u shënua nga supertalenti spanjoll, Yamal, në minutën e 94-t.

VIDEO: