Futboll

Tjetër gol nga Vedat Muriqi

Muriqi

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar tjetër gol për Mallorcan. Ai shënoi me kokë golin e barazimit 2:2 në ndeshjen ndaj Espanyolit. Muriqi golin e barazimit e shënoi në minutën e 65-të.

Tani Muriqi ka tri gola në tri ndeshje.


Muriqi shënon gol nga penalltia

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar gol në fund të pjesës së parë. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 45-të.

Mallorca ishte duke humbur 2:0 nga Espanyoli, por Muriqi shënoi nga penalltia për ta kthyer Mallorcan në lojë.

Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Espanyoli mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Pere Milla u përjashtua pas kartonit direkt të kuq.

Pjesa e parë përfundoi 2:1 në të mirë të Espanyolit.

Ndeshja Espanyol - Mallorca i takon javës së katërt të La Ligas.

Titullar te Mallorca është edhe Marash Kumbulla.