Futboll

Muslija e shënon golin e fitores për Dusseldorfin

Florent muslija

Florent Muslija ka qenë shënuesi i golit që ia ka siguruar Fortuna Dusseldorfit pikët e plota në udhëtim te skuadra Preussen Munster.

Ndeshjen që i takoi xhiros së pestë të kategorisë së dytë të futbollit gjerman,  Dusseldorfi e fitoi me përmbysje të rezultatit 2:1.

Mesfushori i Kosovës, Muslija, e shënoi golin e fitores në minutën e 72-të nga pika e bardhë.

Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i miri në fushë.

Për 27-vjeçarin Muslija ishte goli i tretë i shënuar këtë edicion në të gjitha garat.

Ka kontribuar edhe me një asistim.

Muslija te Dusseldorfi është transferuar në këtë afat kalimtar veror në formë huazimi deri në përfundimin e edicionit 2025/26 nga Freiburgu.