Futboll

Napoli fiton derbin dhe kthehet në pozitën e parë

Napoli

Kampioni në fuqi, Napoli, është kthyer në pozitën e parë në kampionatin italian të futbollit.

Napoli të shtunën mbrëma e fitoi derbin ndaj Interit në shtëpi me rezultatin 3:1.

Ndeshja i takoi javës së tetë të Serie A.

Kevin De Bruyne i kaloi në epërsi napolitanët në minutën e 33-të. Ai shënoi nga pika e bardhë. Por gjatë ekzekutimit të penalltisë, mesfushori belg, De Bruyne, pësoi një lëndim muskulor dhe u detyrua të largohet nga loja.

Për 2:0 shënoi mesfushori skocez, Scott McTominay, në minutën e 54-t.

Pesë minuta më pas, Hakan Çalhanoglu, e ngushtoi rezultatin në 2:1.

Golin e tretë për vendësit që ishte edhe i fundit e realizoi Frank Anguissa në minutën e 66-të.

Napolit i mungoi sërish kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Napoli me fitore është kthyer në pozitën e parë dhe ka 18 pikë.

Interi ka 15 pikë në pjesën e epërme të tabelës.