Fituesi në fuqi i Kupës EFL apo “Carabao Cup”, Newcastle United, do të jetë nikoqir i Tottenhamit në raundin e katërt të kësaj gare.
Kështu është vendosur pas shortit të tërhequr menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së tretë, që u zhvillua të mërkurën mbrëma.
Arsenali do të luajë në shtëpi ndaj Brightonit, Liverpooli ndaj Crystal Palacet, teksa Chelsea do të udhëtojë te Wolverhamptoni.
Për herë të parë, tri ekipe uellsiane kanë avancuar në raundin e katërt dhe dy prej tyre do të luajnë mes vete. Wrexham e pret Cardiff Cityn.
Ndërkohë, Sëansea do të luajë përballë Manchester Cityt.
Brentfordi është në udhëtim tek ekipi i kategorisë së katërt të futbollit anglez, Grimsby, që e eliminoi Manchester Unitedin në raundin e dytë.
Ndërkohë, Wycombe ballafaqohet me Fulhamin.
Ndeshjet luhen në fund të muajit tetor.