Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ndeshjen e “çmendur” e fiton Bayerni, avancon në gjysmëfinale

Luis Diaz

Foto: Associated Press

Bayern Munichu ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e jashtëzakonshme ndaj Real Madridit. 

Në duelin kthyes të çerekfinales së Championsit, bavarezët fituan 4:3 ndaj madrilenëve. 
Në gjysmëfinale, Bayerni tani do të përballet me kampionin në fuqi të Evropës, Paris Saint-Germainin. PSG-ja të martën mbrëma e eliminoi me lehtësi Liverpoolin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Reali kaloi në epërsi pas vetëm 34 sekondave. Pas gabimit të Manuel Neuerit, Arda Guler realizoi nga afro 30 metra me gjuajtje të saktë. 

Vendësit u kthyen në lojë në minutën e gjashtë me golin e Aleksandar Pavloviqit. Edhe reagimi i portierit të Realit, Andriy Lunin, nuk ishte më i miri dhe këtë e shfrytëzoi mesfushori i Bayernit. 
Më pas Guler regjistroi tjetër moment magjik. Shënoi në portën e Neuerit në minutën e 29-të nga gjuajtja e lirë. 

Harry Kane me gjuajtje të saktë nga zona i barazoi shifrat sërish për Bayernin në minutën e 38-të. 
Por, në pushim, madrilenët shkuan me një gol epërsi pas shënimit të Kylian Mbappes. 

Gjërat për 15 herë kampionin e Evropës u vështirësuan katër minuta para fundit me përjashtimin e Eduardo Camavingas. Camavinga e mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të. 

Vetëm tre minuta më vonë, Luis Diaz shënoi me devijim të Eder Militaos. 

Dhe krejt në fund, Michael Olise në minutën e 94-t, realizoi gol shumë të bukur për avancimin tutje.

Lexo përditësimet tjera
Luiz Diaz

Bayerni e Arsenali në gjysmëfinale të Championsit