Ceremonia e “Topit të Artë”, për futbollistët dhe futbollistet më të mirë, nuk do të mbahet këtë vit në vendin tradicional, në Paris.
Por, do të ketë ndryshim në lokacion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdicioni i sivjetmë i “Topit të Artë” do të organizohet në Londër, më 26 tetor.
Kështu është bërë e ditur të enjten nga revista “France Football” dhe UEFA, që janë organizatore të kësaj ngjarjeje.
Ndryshimi i lokacionit për këtë ceremoni është bërë për arsye se “Topi i Artë” e shënon 70-vjetorin. Dhe çmimin e parë e kishte fituar anglezi i famshëm, Stanley Matthews.
Londra është shtëpia e golashënuesit të jashtëzakonshëm, Harry Kane, dhe ekipit të Arsenalit që e fitoi titullin e parë në Premier League në 22 vjet.
Arsenali luan në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën ndaj Paris Saint-Germainit, skuadrës që e eliminoi Bayern Munichun e kapitenit të Anglisë, Kanet.
Kane i realizoi 61 gola në 51 ndeshje për kampionin gjerman, Bayern Munichut. Këtu përfshihen edhe 14 golat që i shënoi në Ligën e Kampionëve.
Pesë të tjerë, Kane i realizoi për Anglinë në grupin kualifikues për Botëror.
“Topin e Artë” në Paris vitin e kaluar e fitoi Ousmane Dembele, sulmuesi i PSG-së.
PSG-ja e fitoi Championsin për herë të parë.
Dembele i shënoi 19 gola në 39 ndeshje për PSG-në këtë edicion, ndërsa ishte vetëm 11 herë titullar në kampionatin francez.
Ai i realizoi shtatë gola në Ligën e Kampionëve, para përballjes me Arsenalin.
Mungoi në pesë prej gjashtë ndeshjeve të Francës në kualifikimet për Botërorin 2026, për shkak të lëndimeve.
Te futbollistet, “Topin e Artë” në tri edicionet e kaluara e ka fituar Aitana Bonmati e Barcelonës.