Ardon Jashari është në listën e disa klubeve të mëdha evropiane. Por gjasat më të mëdha për ta transferuar Jasharin në verë i ka gjiganti francez, Paris Saint-Germain, shkruan “Het Nieuwsblad”, një nga mediumet më të mëdha në Belgjikë.
Sipas mediumet belg, PSG-ja shumë shpejtë do t’i bëjë ofertë Club Burgget për Jasharin.
“Drejtori sportiv Luis Campos e ka përcjellë nga afër Ardonin. Ai u impresionua me cilësitë e Jasharit. Bisedimet konkrete nuk kanë filluar, por PSG-ja shumë shpejtë do ta bëjë një gjë të tillë”, shkruan sajti belg.
Mesfushori 22-vjeçar fitoi Kupën e Belgjikës me Club Bruggen. Ai, skuadrës belge iu bashkua verën e vitit të kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro. Por belgët shpresojnë ta shesin për 30 milionë euro.
Jashari me Club Bruggen ka kontratë deri në vitin 2029.