Futboll

Në prag të historisë, Inter Miami përballet me Palmeirasin

Inter Miami

Inter Miami nuk e ka ndërmend të luajë për barazim në ndeshjen e fundit të grupit A të Kupës së Botës për Klube. Një barazim ndaj Palmeirasit, do t’i dërgonte të dyja ekipet në fazën eliminatore. Do të ishte një arritje e madhe për Inter Miamin, që mposhti Porton dhe barazoi ndaj Al Ahlyt. Ndeshja Inter Miami – Palmeiras luhet në natën mes të hënës e së martës në Miami.

Palmeiras kryeson grupin për shkak të goldallimit. Palmeiras dhe Inter Miami kanë nga katër pikë, kurse Porto dhe Al Ahly nga një pikë.

Në natën mes të hënës e së martës luhet edhe ndeshja Porto – Al Ahly. Pra të dyja ndeshjet luhen në të njëjtën kohë.

Të katër ekipet kanë mundësitë e tyre për t’u kualifikuar në fazën nokaut. Por fati i grupit është në duart e Palmeirasit dhe Inter Miamit. Për ta ruajtur vendin e parë, Palmeirasit i mjafton edhe barazimi.

“Do të ishte gabim i madh nëse hyjmë në fushë duke menduar për rezultatin. Kur mendon për rezultatin, disa gjëra mund të ndodhin gjatë ndeshjes që e bëjnë shumë ë vështirë rikthimi në lojë. Ideja jonë është të shkojmë dhe ta fitojmë ndeshjen, siç kemi bërë gjithmonë”, ka thënë trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano.

Fituesi i grupit A do të përballet me vendin e dytë të grupit B.